Aktori i njohur Seth Rogen, tronditi shikuesit e emisionit “Good Morning Britain”, këtë mëngjes, ku drejtuesi i emisionit u kërkoi falje shikuesve pasi bisedoi me të. Aktori i famshëm ishte mysafir në një emision britanik në të cilin zbuloi se pinte hashash gjatë gjithë ditës, por gjithashtu pranoi se nuk është adhurues i alkoolit sepse ka shumë kalori.
Rogen prezantoi librin e tij autobiografik në të cilin ai gjithashtu shkruajti për fillimet e tij komike. Kanadezi shkruan se ai kishte performancën e tij të parë në moshën 12 vjeçe në një lokal lezbikesh, falë gjyshes së tij, këshillat e së cilës nuk do t’i harrojë kurrë. Paraqitja e tij në emision gjithashtu shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë e vlerësuan, pavarësisht gjuhës së tij për të cilën drejtuesi u kërkoi falje shikuesve në rast se ata ofendoheshin./FrontOnline/