×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivizimi i Speciales heq “vijat e kuqe” të LDK-së ndaj PDK-së

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Shenjat e dukshme të Gjykatës Speciale, e cila realizoi arrestimet e para javën e kaluar në Prishtinë, ka bërë që partneri kryesor në Qeveri- Lidhja Demokratike edhe zyrtarisht t’i heqë vijat e kuqe për të gjitha subjektet, përfshirë Partinë Demokratike, e cila është në opozitë.

    Të shtunën Mustafa deklaroi se LDK-ja ka ndryshuar qëndrimin ndaj PDK-së pas publikimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Ndaj dy ish-krerëve të UÇK-së është deponuar një aktakuzë pranë Dhomave të Specializuara, e cila mbetet të konfirmohet ose të hidhet poshtë.

    Deklaratat e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, zyrtarë të PDK-së nuk i shohin si sinjale për përfshirje në koalicion, por më shumë kthim në normalitet.

    Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi thotë se vijat e kuqe të vendosura nga LDK-ja, Vetëvendosja dhe partitë e tjera kanë qenë pjesë e një mashtrimi elektoral.

    “Tani shohim një ndryshim të qasjes jo vetëm të Lidhjes Demokratike që është në pushtet, por edhe Lëvizjes Vetëvendosje që është në opozitë, të cilat kanë shprehur gatishmëri dhe afërsi më të madhe që të bashkëpunojnë me PDK-në. Për neve kjo është vetëm një kthim në normalitet”, ka thënë Bytyqi për KOHËN.

    Ai ka shtuar se PDK-ja zyrtarisht nuk ka pranuar asnjë ftesë për koalicion dhe as që kanë diskutuar për këtë në organet e partisë.

    Sa i përket mundësisë së përfshirjes në Qeverinë aktuale, Bytyqi thotë se vullneti momental është qëndrimi në opozitë, teksa shton se nuk mund ta parashikojnë të ardhmen.

    “PDK e ka praktikë që çdo ftesë e cila vjen nga institucionet e ndryshme, nga partitë në qeveri apo partitë në opozitë, ta trajtojmë në organet e partisë. Megjithatë vullneti i deritashëm i Partisë Demokratike është qëndrimi në opozitë. Ky qëndrim është i pandryshueshëm dhe në këto rrethana do të qëndrojë deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar Bytyqi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.