×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza e Speciales nuk e ndal dialogun

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndalet me gjithë rrethanat e krijuara pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte marrë rolin prijës në këtë proces. Derisa zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se në korrik planifikojnë t’i thërrasin palët në takim, Shtetet e Bashkuara nuk kanë caktuar ndonjë datë, megjithëse nuk do t’i ndalin përpjekjet.

    Zëdhënësi për Çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka thënë KOHËS se presin që dialogu të rifillojë këtë muaj. Sa i përket përfaqësimit në dialog, Stano shton se janë autoritetet e Kosovës ato që duhet të vendosin se si interesat e tyre prezantohen më së miri.

    “Ne presim që dialogu të rifillojë këtë muaj, ashtu siç është njoftuar më herët. Data e saktë do të komunikohet në kohën e duhur. Nuk i takon Bashkimit Evropian që t’i zgjedhë bashkëbiseduesit e saj, por që Kosova dhe autoritetet e saj të vendosin se si interesat e tyre prezantohen dhe përfaqësohen më së miri”, ka thënë Stano.

    Veprime intensive në funksion të rinisjes së dialogut ka ndërmarrë Brukseli muajin e kaluar, pas përpjekjeve që procesi të zhvendoset në ShBA. BE-ja vazhdon të jetë e mandatuara e vetme për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas një rezolute të miratuar nga OKB-ja në vitin 2011. Për këtë qëllim, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ditë më parë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin për t’i njoftuar udhëheqësit dhe liderët e partive me afatet, planin dhe modalitetet e dialogut. Diplomati sllovak do të mbështetet edhe nga shtetet e fuqishme brenda BE-së në formën e organizimit të samiteve. Një i tillë është paralajmëruar të mbahet gjatë korrikut në Paris, ku nikoqir do të jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.