
Grupi i aktivistëve të pavarur “Replikë” ka realizuar një aksion rrugor para zyrës të Bashkimit Evropian në Kosovë për izolimin e kosovarëve si pasojë e mos-liberalizimit të vizave.
Aktivistët kanë vendosur një pëlhurë në hyrje të zyrës në mënyrë që zyrtarët e këtij institucioni të bashkëndjenjë dhe reflektojnë për qytetarët e Kosovës, të cilët padrejtësisht vazhdojnë të jenë të izoluar dhe të pabarabartë me popujt tjerë të Europës.
”Bashkimi Evropian tash e një kohë është duke e larguar nga axhenda çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, edhe pse janë plotësuar të gjitha kriteret nga ana e Kosovës. Bashkimi Evropian përmes këtyre veprimeve po tregon qasje ksenofobike ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke i diskriminuar dhe privuar nga lëvizja e lirë pa ndonjë arsye logjike dhe demokratike”, thuhet në komunikatën e “Replikë”.