×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aksion masiv kundër terrorizmit në 30 qytete turke

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Ekipet e drejtorisë së luftës kundër terrorizmit në operacionin e ndërmarrë njëkohësisht në 30 qytete me qendër Stambollin arrestuan 59 nga 76 pjesëtarë të personelit ushtarak.

    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi se është kapur dhe arrestuar i ashtuquajturi kreu i DAESH-it për Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Soylu ka falënderuar dhe përgëzuar policinë dhe ka informuar se “Është kapur dhe arrestuar me plane të rëndësishme i ashtuquajturi kreu i DEASH-it për Turqinë”.

    Po ashtu, 59 nga 76 të dyshuar përfshirë edhe 5 ushtarakë në detyrë për të cilët ishte lëshuar një urdhër arresti janë arrestuar në një operacion të ndërmarrë në 30 qytete me qendër Stambollin kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO në Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK).

    Në kuadrin e hetimit të kryer nga byroja kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar të prokurorisë së Stambollit ndaj strukturimit të FETO-s, u lëshua urdhër arresti ndaj 76 personave të cilët u përcaktuan se me qëllim komunikimin brenda organizatës janë telefonuar nga telefona të linjës ose ato publikë nga “drejtues të organizatës”, duke përfshirë ushtarakë me deklarata të pranuara si dhe ushtarakë në detyrë, të dalë në pension, të shkarkuar ose që kanë dhënë dorëheqjen.

    Ekipet e drejtorisë së luftës kundër terrorizmit në operacionin e ndërmarrë njëkohësisht në 30 qytete me qendër Stambollin arrestuan 59 nga 76 pjesëtarë të personelit ushtarak, prej të cilëve 5 në detyrë, 5 në pension, 1 i larguar me dorëheqje dhe 65 të shkarkuar. Për të dyshuarit e arrestuar vazhdojnë procedurat në polici, ndërkohë që vazhdojnë operacionet edhe për arrestimin e 17 të dyshuarve të tjerë në arrati.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.