Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Skenderaj, ku një veturë ka goditur një këmbësor
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte goditë këmbësorin mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Si pasojë e lëndimeve, ndihmën e parë mjekësore viktima e ka marrë në Skenderaj, më pas në Mitrovicë e në fund në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.