Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Skenderaj.
Policia njofton se vozitësi i automjetit ka dalë jashtë rrugës nga pakujdesia.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia gjatë ngasjes ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe dy pasagjerë meshkuj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas marrjes së tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar./Front Online/