Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në afërsi të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, si pasojë e të cilit ka persona të lënduar.
Njëra prej veturave të aksidentuara është rrokullisur, ndërsa policia po merret me rastin.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, me persona të lënduar. Nuk dihet numri i të lëndurve”, tha Rugova.