Policia e Shtetit në Shqipërië ka njoftuar se një veturë e ka goditur për vdekje një këmbësor, në orën 02:00 pasmesnate.
Në njoftimin e lëshuar, sipas mediave në Shqipëri, thuhet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në stacionin policor për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje”.
“Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policis