Të paktën dy persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa më shumë se 37 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti hekurudhor në Portugali.
Një tren i shpejtësisë së lartë është përplasur me një makineri mirëmbajtjeje në qendër të Portugalisë të premten, në qytetin Coimbra.
Më shumë se 160 mjekë dhe zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë ndihmën e parë personave të lënduar.
Kryetari i bashkisë së Coimbra-s konfirmoi se viktimat ishin duke punuar në shina në momentin kur ndodhi aksidenti, ndërsa drejtuesi i trenit është mes 7 personave që ndodhen në gjendje të rëndë pas kësaj ngjarje.