
Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë se AKR nuk ka biseduar më askënd për pjesëmarrje në qeveri.
“Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta. Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askënd për pjesëmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare”, ka shkruar Zyberaj.
Ende nuk dihet nesër partia e Begjet Pacollit do ta mbështesë formimin e qeverisë së re.
Ndonëse, zyrtarë të LDK-së, kanë thënë gjatë ditës së djeshme se lideri i tyre Isa Mustafa ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Ky i fundit dje është nisur nga Zvicra për në Kosovë, por ka ateruar në Tiranë, gje gjatë natës ka qëndruar në apartamentin e tij në kryeqytetin shqiptar. /FrontOnline/