×
  • Lajme
  • Lajme

    AKR-ja nesër vendosë se a do ta votojnë mocionin e Vetëvendosjes

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Lëvizja Vetëvendosja ditë më parë ka ngritur mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë “Hoti”.

    Deri më tani kjo parti ka arritur t’i mbledhë 31 nënshkrime, jo të mjaftueshme sa për ta dërguar mocionin në Kuvendin e Kosovës për ta votuar.

    Lidhur me votimin e mocionit, nga partia e Behxhet Pacolli, ARK-ja për Front Online ka folur deputetja Mirlinda Sopi.

    Ajo tha se lidhur me votimin e mocionit të  Lëvizjes Vetëvendosje do të vendosin nesër, pasi që lideri i kësaj partie nuk ndodhet në Kosovë.

    “Z. Pacolli nuk është në Kosovë, nuk jemi dakorduar, seanca është nesër po besoj që pasdite do ta kemi një takim për të diskutuar për këtë çështje”, tha shkurt deputetja e kësaj partie për Front Online.

    Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë thënë se nuk do ta nënshkruajnë mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje, por do ta votojnë atë kurdo që kjo parti e dërgon në Kuvend.

    Por, deputeti I PDK-së, Bajrush Xhemajli, në një prononcim për Front Online, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së një mocioni ndaj Qeverisë “Hoti”, edhe nga kjo parti.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të disa komunave, përfshirë Ferizajin, Lipjanin dhe të tjera,...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga homologu i saj letonez Edgars Rinkevics. Ajo u shpreh se miqësia mes dy...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, tha sot se partia e parë ka dhënë opsione për të dalë nga kriza institucionale, por sipas...
    Të tjera
    Kronika15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri me një karikator dhe...
    Kronika15 Korrik 2025
    Një rast i vdekjes që ka ndodhur të hënën në Dragash është duke u hetuar nga policia. Bëhet fjalë për një grua...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një 39-vjeçar është kapur në Greqi, pasi që i njëjti gjatë muajit shkurt kishte tentuar të vriste një person në Korçë. Policia...
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi...
    Sport15 Korrik 2025
    Saga e gjatë e merkatos mes Milanit dhe Club Brugget për Ardon Jasharin vijon të marrë zhvillime të reja. Mesfushori i talentuar...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ndërmarrja “Sport Marketing Prishtina” ka njoftuar se pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur për pesë ditë, nga data 15 korrik...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.