×
  • Lajme
  • Lajme

    AKR-ja i përgjigjet Besa Gaxherrit të LDK-së, e kemi programin e përbashkët

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Aleanca Kosova e Re ka pranuar që është në bisedime për koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

    Madje, nga kjo parti kanë pranuar që ditë më parë për të diskutuar për këtë çështje janë takuar edhe liderët e të dy partive, Isa Mustafa nga LDK-ja dhe Behgjet Pacolli nga AKR-ja.

    Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë për Front Online se kanë pasur oferta për koalicion parazgjedhor dhe se bisedimet janë duke vazhduar.

    Ndërsa, duke iu përgjigjur deputetes së LDK-së Besa Gaxherri e cila ka thënë se me partinë e Behgjet Pacollit nuk do të ketë koalicion, pasi sipas saj, AKR shpesh i ka thyer marrëveshjet, Makolli nuk ka dashur të komentojë rreth kësaj deklarate.

    “Bisedime para disa ditëve ka pas, jo tash, ka pas oferta dhe do të vazhdojnë bisedimet por ende nuk ka asgjë, kështu që nuk kisha me i komentu këto deklaratat e Besa Gaxherrit, janë liderët në kontakt dhe për çdo risi do të jeni të informuar. Po e ceki që me LDK-në ka pas kontakte të drejtpërdrejta dhe pritet në ditët në vazhdim që të konkretizohen gjërat. Normalisht oferta është por ende nuk është konkretizu. Me LDK-në kemi pas më shumë kontakt, por kemi pas kontakte edhe me partitë e tjera”, ka thënë ai, për Front Online.

    Makolli, ka pranuar që kanë pasur kontakte edhe me partitë e tjera, por nuk ka dashur të tregojë më shumë detaje.

    “Nuk kisha me hy në detaje, sepse janë konfidenciale kështu që nuk kisha hy me cek. Kanë qenë kontakte që nuk kisha mujt mi cek, kanë qenë kontakte mos te them formale pasi nuk ka diçka konkrete ndërsa me LDK-në kemi me shumë afërsi”, është shprehur ai.

    Makolli, po ashtu ka treguar edhe se cilat janë çështjet e përbashkëta që kanë këto dy parti e të cilat do të mund të bashkëpunonin në të ardhmen.

    “Është e natyrshme që me pas me LDK-në duke u bazuar në programin sepse në shumë vende është i përbashkët, duke u nisur para formimit të AKR-së e pastaj na kanë lidh edhe situatat dhe kemi qenë në koalicion me ta, kështu që janë po ashtu projektet që janë të lidhura me zhvillim ekonomik bukur shumë na përputhen me projektet e tyre, andaj është dashtë veç me i konkretizu disa gjëra, pra ne synojmë që të shkojmë në një parti që në plan të parë e ka zhvillimin ekonomik  sepse pa zhvillim ekonomik nuk mund të kapërcehen këto probleme që po na mundojnë”, ka shtuar Makolli.

    Më 21 dhjetor Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

    Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh./FrontOnline/

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.