Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se që nga sot do të hapet platforma online për aplikim për ndarjen e mjeteve financiare prej 50 dhe 100 euro për të infektuarit me Covid-19.
Ahmeti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij ne Facebook, duke treguar se kush do të jetë përfitues i 50 e kush i 100 eurove.
Postimi i tij i plotë:
Sot e hapim platformën online të aplikimit për ndarjen e ndihmës financiare prej 50 euro për çdo qytetar të Komunës së Prishtinës të konfirmuar me #covid19 pozitiv dhe ndihmës financiare prej 100 euro për pensionistët e Komunës së Prishtinës të konfirmuar me #covid19 pozitiv.
#prishtina?/FrontOnline/