×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti përsërit thirrjen: Të bëhen testime të përgjithshme

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka ripërsëritur disa rekomandime që ia ka dhënë qeverisjes qendrore lidhur me përballimin e situatës së krijuar nga Covid 19 dhe parandalimin e përhapjes së virusit.

    Shpend Ahmeti propozon që më të mos ndiqen gjurmët e kontakteve të të infektuarve, por të bëhen testime të përgjithshme.

    Sipas Ahmetit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë akoma nuk e ka vlerësimin shkencor të zhvillimit të virusit në Kosovë.

    Kryetari i Prishtinës sugjeron që të mos bëhen testimet vetëm nga Instituti, por të mund të realizohen edhe ndaras nëpër komuna, apo në spitale private. Qytetarët që duan ta dinë a janë infektuar, Ahmeti rekomandon që të mund ta bëjnë testin me pagesë.

    “Edhe më të nevojshme edhe më aktuale këto sygjerime. Ju lutemi ti konsideroni sepse do ta kalojmë shumë më lehtë”, ka shkruar ai të premten, pas konfirmimit të 82 rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë.

    Lexoni të plota të gjitha rekomandimet e kryetarit të Prishtinës:

    Komuna e Prishtinës nuk e ka përgjegjësinë e vlerësimit të situates epidemiologjike. Dhe po ashtu nuk e kemi përgjegjësinë e vendosjes së masave të kufizimit. Deri më tani jemi fokusuar në zbatimin e krejt vendimeve të qeverisë pa marr parasysh se kush e udhëheq apo kush është në të.

    Por, duke marr parasysh situaten e ditëve të fundit, reagimin e qeverise dhe deklaratat e IKSHP, si komunë kemi vlerësuat situatën, kemi diskutuar me ekspertët tonë, dhe kemi analizuar reagimet e shteteve tjera ne po i japim këto propozime.

    Këto nuk janë kritikë ndaj IKSHP e as ndaj Ministrisë por vetëm sygjerime për situaten e krijuar.

    1. Te mos ndjeken testimet e kontakteve më – gjurmimi epidemiologjik është bërë i pamundur, një rast pozitiv nuk ka mundësi të identifikoj të gjithë njerëzit që i ka takuar në rrugë, në punë, në restorat, në bankë, në protestë etj. Pra, është e pamundur të ndjeket virusi në këtë mënyrë.

    2. Të bëhen testet serologjike – edhe si hulumtim edhe si testim pêr qytetarët. Me 1000 teste serologjike (të gjakut dhe të shpejta) ne do tê kuptojmë se sa njerëz si përqindje e kanë pas virusin dhe e njejta mostër mund të përdoret për të ditur sa e kanë. IKSHP sot nuk e ka (e do të duhej ta kishte) vlerësimin shkencor të zhvillimit të virusit në Kosovë. Kjo do të na mundësonte që të kuptojmë situaten në Komuna, strukturen demografike dhe informata të tjera për imunitetin kolektiv. Komuna e Prishtinës mund ta bëj brenda javës këtë nê qofte se na lejohet për të gjitha komunat.

    3. Në institucionet publike të testohen vetëm rastet me simptome që paraqiten në këto institucione.

    4. Të decentralizohet testime në institucionet e tjera publike në Komuna dhe ne klinika private me rregulla të qarta se cilat lloje te testeve pranohen. Këru mund të testohen vullnetarisht qytetarët që dojnë me e dit a e kanë virusin. Kjo të bëhet me pagesë dhe rezultatet të dërgohen në IKSHP në mënyrë obligative. Në Kosovë janë 43 mikrobiologë dhe ka kapacitete testuese.

    5. Të bëhet analizë e komplikimeve të pacientëve që nga fillimi i pandemisë dhe të fataliteteve dhe të ndërtohet profili i komplikimeve. Në qoftë se del se të rrezikuar në vendin tonë janë të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese (dhe çfarëdo grupi tjetër) atëherë politikat preventive duhet të fokusohen në këto grupe prej ndalesës së levizjes e deri të udhëzimet e qarta si të veprohen ne shtëpitë ku ka të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese.

    6. Fokusi i trajtimit të jetë në përballimin e fluksit të pacientëve me komplikime. Qeveria – rrjedhimisht IKSHP duhet të kenë skenare dhe të kërkojnë ndihmen e Komunave, në skenarin kur nuk janë më shumë se 200 të shtruar apo 80 në nevojë për oksigjenoterapi, skenari dy ku nevojiten hapësira dhe shtretër shtesë – psh ne si Prishtinë kemi mundësi e deri te skenari i rëndë i mungesës së respiratorëve. Përndryshe institucionet pa plan jane institucione në panik, e institucionet në panik janë pasojë për qytetarët.

    7. Hovi i virusit duhet të ndalet me kufizime sipas mundësive por jo duke dëmtuar aktivitetin ekonomik. Ata që nuk janë ne grupet e të rrezikuarve të kujdesen me maska e distancë me përgjegjësi personale. Numri i rasteve me virus nuk është alarmant në qoftë se nuk shtohet numri i të shtruarve dhe me komplikime. Në fakt ndërtohet një imunitet kolektiv.

    8. Të ndërtohet apo blehet një aplikacion (mundësisht në blockchain) ku një qytetar lehtë mund ta dëshmojë se është testuar apo që ka kaluar virusin. Aktivitetet e palejuara të mund të zhvillohen në qofte se ka garancione të tilla për pjesëmarrësit.

    Ne duhet të mësohemi të jetojmë me virusin deri ne zbulimin e vakcinës. Kjo nuk është vala e dyte, në fakt është pjesa e dyte e valës së parë. Për të përfunduar vala e parë duhet të kalojne 28 ditë me zero raste.

    Prandaj, këto masa na ndihmojnë edhe për këtë fazë e edhe për valen e dytë potenciale në vjeshtë. Në qofte se bashkëpunojmë do të ja dalim pa pasoja të mëdha shëndetësore.

    Përndryshe, Prishtina do te veprojë në këtë drejtim si komunë për kuptuar edhe më mirë situaten edhe për të reaguar më mirë.

    Falemnderit

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.