×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti për legalizimin e objekteve: S’është kompetencë e nivelit qendror

    FrontOnline
    16 Shtator 2019

    Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti duke folur për legalizimin e ndërtimeve pa leje, ka thënë se PDK po premton diçka që është tashmë në ligj, dhe diçka që nuk është kompetencë e nivelit qendror.

    Ahmeti ka shkruar në Facebook se si nivel qendror, qeveria duhet të garantojë financim shtesë për komunat për të trajtuar mbi 300 mijë ndërtime pa leje në krejt Kosovën.

    Më poshtë keni shkrimin e plotë të Ahmetit:

    PDK po premton se do të legalizojnë ndërtimet pa leje me pagesë 1 euro për metër katror, brenda dy viteve të ardhshme.

    Ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje i cili është dekretuar në vitin 2018, thotë:

    Neni 20

    Taksat

    1.Taksa për legalizim të ndërtimeve pa leje të kategorisë I dhe ndërtimeve pa leje të Kategorisë II që janë shtëpi është një euro për metër katror (1€/m2).

    Neni 21

    Afatet

    1.Aplikacionet për certifikatë legalizimi dhe për leje legalizimi për përfundim të ndërtimit dorëzohen brenda dy (2) viteve pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji.

    Neni 6

    1.Komunat kanë përgjegjësinë primare për zbatimin e këtij Ligji për kategoritë I dhe II të ndërtimit si dhe ushtrojnë përgjegjësitë e përcaktuara në këtë ligj

    Pra, PDK po premton diçka që është tashmë në ligj, dhe diçka që nuk është kompetencë e nivelit qendror.

    Si nivel qendror, qeveria duhet të garantojë financim shtesë për komunat për të trajtuar mbi 300 mijë ndërtime pa leje në krejt Kosovën. Duhet me u siguru qe kjo bëhet në mënyrë transparente dhe sipas radhës së aplikimit.

    Tjerat janë fushatë me qëllim të dezinformimit.

    P.S. ligji i parë për legalizim i kaluar në kohën kur në qeverisje ka qenë PDK, ka dështuar në zbatim në kohën kur në qeverisje kanë qenë PDK/LDK./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.