×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK: Thellësisht të pikëlluar me vdekjen e gazetarit të shquar Sulejman Gashi

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit shumëvjeçar Sulejman Gashi.

    “Gashi ishte korrespodent i Radiotelevizionit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nga atje raportoi për luftën në Kosovë si dhe për të gjitha zhvillimet nëpër të cilat kaloi shteti i Kosovës. Përveç profesionit të gazetarit, ai ishte edhe një aktivist i shquar në forcimin e marrëdhënieve Kosovë – ShBA. Vdekja e Sulejman Gashit është një humbje e madhe për komunitetin tonë, andaj me pikëllim të thellë AGK iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Sulejman Gashi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    Sulejman Gashi pësoi një arrest kardiak në vitin 2016 përderisa ishte në një udhëtim pune dhe që atëherë u përball me probleme shëndetësore.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në Kosovë.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.