×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK e dënon gjuhën e përdorur nga Gani Koci në drejtim të gazetares Jeta Xharra

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e dënon ashpër gjuhën e përdorur nga zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gani Koci, në drejtim të gazetares Jeta Xharra.

    Koci në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar: “Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, duke i quajtur gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton, disa personalitete duke përfshirë edhe gazetaren e BIRNI-it, Jeta Xharra.

    Për AGK-në, kjo mënyrë e shprehjes ndaj gazetarëve përbën një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Presionet e tilla nuk janë të dëmshme vetëm për punën e gazetarëve, por edhe për demokracinë në vend.

    Gazetarët kanë të drejtë të kryejnë punën e tyre lirshëm, pa pasur frikën ndaj etiketimeve të kësaj natyre.

    Gjithashtu, AGK nëpërmejt një reagimi u bën thirrje të gjithë zyrtarëve politikë të ndalin sulmet ndaj gazetarëve, në mënyrë që puna e tyre t’i shërbejë opinionit dhe zhvillimit demokratik të shoqërisë.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Nëntor 2024
    Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Zëdhënësi i policisë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Asamblistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani në një prononcim për “Front Online” thotë se në veri jo krejt qytetarëve...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit...
    Të tjera
    Vip22 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha i ka cekur disa konkurrentë me të cilët nuk dëshiron të “merret”. Po ashtu,...
    Vip22 Nëntor 2024
    Xheneta dhe Anisa kanë krijuar raport të mirë mes vete edhe pse kjo e fundit ka pak ditë që i është bashkuar...
    Vip22 Nëntor 2024
    A ka tentuar Burimi ta puthë Lelën? Lidhur me këtë, Burimi ka folur me Anën dhe Sarën, të cilave iu thotë se...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani vlerëson se shpërndarja e faturave në veri janë me shuma marramendëse. Ai...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në Qarkun e Shkodrës. Raportohet se shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Analisti Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Prokuroria ka filluar hetimet për 1700 kontrata burimore. Ai tha se Qeveria Kurti ka lidhur kontratat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.