
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në 21 vjetorin e çlirimit ka nderuar personalitetet si: Ibrahim Rugovën dhe Zahir Pajazitin.
Ai tha se “datat si kjo, janë momente që sjellin në vëmendjen domosdonë e ndërveprimit të përbashkët, duke synuar më të mirën për Kosovën e lirë”.
“Në 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës, nderuam figura e personalitete meritore për lirinë e vendit tonë.
Datat si kjo, janë momente që sjellin në vëmendjen domosdonë e ndërveprimit të përbashkët, duke synuar më të mirën për Kosovën e lirë.
Ashtu si simbolika e kësaj vizite, Shtatorja e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Heroit të Kombit Zahir Pajaziti dhe Memorialit të ushtarëve të NATO-s, duhet të jenë edhe angazhimet tona, të duhura e mirë të kordinuara me aleatë, sepse vetëm atëherë përpjekjet tona kurorëzohen suksesshëm”, tha ai.