Sot u mbyll investimi në rikonstruktimin e vijës së qarkullimit të veturave e këmbësorëve përgjatë qendrës së qytetit të Ferizajt, nga rrethi te teatri e deri te kryqëzimi te “Mikeli”.
Kryetari i Komunës së Ferizajt., Agim Aliu, ka thënë se me trotuaret e reja dhe të gjera për të përballuar qarkullimin e më shumë qytetarëve, me shtratin e rrugës së përtërirë me asfaltim e drunjtë dekorativ që do të mbillen ditëve në vijim, rruga nga KEDS-i deri te kryqëzimi te “Mikeli” ka marrë pamje moderne.
Postimi i plotë:
Qendra e rilindur e Ferizajt
Sot u mbyll investimi në rikonstruktimin tërësor e rrënjësor të gjithë vijës të qarkullimit të veturave e këmbësorëve përgjatë qendrës së qytetit nga rrethi tek Teatri e deri tek kryqëzimi tek “Mikeli”.
Me trotuaret tërësisht të reja, të gjera për të përballuar qarkullimin e më shumë qytetarëve, me shtratin e rrugës së përtërirë me asfaltim e drunjtë dekorativ që do të mbillen ditëve në vijim, rruga nga KEDS-i deri tek kryqëzimi tek “Mikeli” mori pamjen e merituar moderne, që padyshim krijon mundësi të shtuar edhe për bizneset e kësaj zone, për t’i dhënë lamtumirën përgjithmonë, pamjes mjerane e joperspektive që deri dje pati.
Ta gëzojnë qytetarët, familjet që banimin kanë aty e bizneset që çelin punën e fitimet në këtë zonë.