×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademi: Urime Dita e Çlirimit të Kosovës

    FrontOnline
    12 Qershor 2022

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është deklaruar lidhur me 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.

    Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se 12 qeshori  është ditë e veçantë, në të cilën nderojmë të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë e vendit tonë.

    “Sot, Kosova feston 23-vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Një ditë kjo e veçantë, në të cilën nderojmë të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë e vendit tonë”, ka shkruar Ademi.

    Ademi tutje i ka shkruar edhe për ndeshjen e sotme ku përfaqësuesja e Kosovës do të luaj me Greqin.

    “Sot, në këtë ditë të shënuar, Kombëtarja jonë luan ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Greqisë“, ka shkruar Ademi.

    Postimi i plotë:

    Urime Dita e Çlirimit të Kosovës!
    Sot, Kosova feston 23-vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Një ditë kjo e veçantë, në të cilën nderojmë të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë e vendit tonë.
    Rezistenca ndaj pushtuesit dhe lufta për liri ishte e gjatë e përplot sakrifica. Liria erdhi si fryt i atdhedashurisë, motivimit, trimërisë dhe sakrificës, por edhe mbështetje së aleatëve tanë.
    Kundërshtari ynë ishte një agresor i fortë dhe lufta ishte e pabarabartë, por ne e fituam atë me vendosmëri, angazhim të gjithanshëm dhe luftë shpirtërore.
    Sot, në këtë ditë të shënuar, Kombëtarja jonë luan ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Greqisë.
    Në këtë sfidë jemi të babarartë me rivalin, por për ta mposhtur duhet angazhim e përkushtim i përbashkët, disiplinë, profesionalizëm dhe luftë deri në atomin e fundit nga djemtë tanë dardanë.
    E di që motivimi juaj djema është maksimal, prandaj sot e keni rastin dhe fatin që në këtë ditë të shënuar për kombin të arrini një tjetër fitore për krenarinë e shtetit tonë dhe të jeni heronjtë e ngritjes së Kosovës në vendin e kampionit.
    Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë veprimtarëve të kombit!
    Forca Dardanë!
    #BashkëPërFutbollin

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Sport18 Maj 2024
    Me 12 duele interesante është mbyllur dita e parë e garave në turneun dyditor “Lah Nimani”. Në Pallatin e Rinisë dhe të...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.