×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Acarohet Trump: Mediat po më trajtojnë më keq se Linkolnin

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Presidenti Donald Trump tha se media po e trajton më keq se ç’ka trajtuar Presidentin Abraham Linkoln, që udhëhoqi vendin gjatë Luftës Civile dhe u vra me atentat në 1865. “ Përballem me një shtyp armiqësor, një shtyp që nuk e ka provuar asnjë president tjetër më parë. Ndoshta më afër kësaj ekperience ka qenë ky zotëria këtu,” tha Presidenti Trump, duke iu referuar Përmendorës së Linkolnit në Uashington.

    “Gjithmonë thuhej, ‘Askush nuk është trajtuar aq keq sa Linkolni’. Po tani mendoj se unë po trajtohem më keq,” u shpreh presidenti republikan. Reagimi i presidentit për shkëmbime negative, tendencioze me median pasoi një pyetje nga një infermiere në pension dhe konsulente për nxënësit e një shkolle fillore.

    Ajo shkruante në mesazh se përshëndeste presidentin për “përkushtimin e madh ndaj vendit,” duke shtuar se kërkonte sqarim për prezantimin dhe ngrinte pyetjen përse presidenti “përdor fjalë që mund të cilësohen si terma bulizmi dhe përse nuk u përgjigjeni drejtpërdrejt pyetjeve të gazetarëve, por merreni me numërimin e sukseseve tuaja e flisni kuturu?”

    Presidenti e falenderoi qytetaren amerikane për pyetjen. Më pas, ai sulmoi gazetarët duke i akuzuar për “pyetje të pacipta”. Pjesa më e madhe e medias është njësoj sikur të jenë anëtarë të Partisë Demokrate, tha presidenti. “Më duket se po të sillem mirë me ta (gazetarët), do më marrin nëpër këmbë,” deklaroi Trump, duke shtuar se kur del në publik para gazetarëve, “në vend që të më bëjnë pyetje normale, shoh një nivel zemërimi e urrejtjeje, aq sa i pyes “Si e keni hallin? Ku qëndron problemi?”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.