×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Abuzimi me këto ushqime ju rrezikon nga goditja në tru

    FrontOnline
    16 Nëntor 2022

    Goditja cerebrale (insulti cerebral) është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Në Shqiperi çdo vit preken rreth 5 mijë persona.

    Mosha është faktori kryesor i rrezikut, me një incidencë që rritet nga mosha 55 vjeç, veçanërisht nëse ka edhe një predispozicion të caktuar familjar.

    Faktorë të tjerë rreziku mund të jenë pirja e duhanit dhe abuzimi me alkoolin, hipertensioni, mënyra e jetesës sedentare, kolesteroli i lartë, diabeti dhe mbipesha. Këta të fundit janë të ashtuquajturit faktorë rreziku “të modifikueshëm”, pra mund të reduktohen duke zbatuar një mënyrë jetese të shëndetshme.

    Për të pasur një mënyrë jetese të shëndetshme, ajo që duhet të korrigjoni menjëherë është dieta juaj. Në fakt do të mjaftonte të reduktohej konsumi i disa ushqimeve për të pasur përfitime të dukshme për shëndetin e përgjithshëm.

    Këtu përfshihen sigurisht të gjitha ushqimet e pasura me yndyrna, veçanërisht me origjinë shtazore.

    Në fakt, abuzimi me mishin e kuq, produktet e qumështit, vezët e kështu me radhë rrit rrezikun e goditjes në tru, veçanërisht te njerëzit që tashmë janë mbipeshë.

    Konsumimi i tepërt i këtyre ushqimeve lidhet edhe me rritjen e kolesterolit në gjak, veçanërisht atë të “keqit”.

    Siç është përmendur tashmë dhe e konfirmuar nga disa kërkime shkencore, vezët janë një tjetër ushqim, konsumi i të cilave është më mirë të reduktohet. Edhe pse janë shumë të ushqyeshme, është mirë që të mos hani më shumë se katër në javë, siç rekomandohet edhe nga shume organizata mjekesore. Në fakt, konsumimi i vetëm një veze në ditë rrit rrezikun koronar me 5 herë dhe rrezikun e goditjes në tru me 17%.

    Një tjetër ushqim që duhet reduktuar, sidomos te pacientët me rrezik për goditje në tru është kripa. Këshilla e ekspertëve është që të mos kaloni dozën ditore prej 2-3 gramësh. Doza më të larta mund të kontribuojnë në rritjen e presionit të gjakut, duke rritur kështu shfaqjen e sëmundjeve të tjera serioze kardio-cerebrovaskulare.

    Fatkeqësisht, pak e dinë ende se goditjet në tru vijnë më shpejt seç duhet duke abuzuar me këto ushqime. Këshilla është të ndiqni një dietë mesdhetare, duke preferuar yndyrnat bimore në vend të atyre shtazore dhe duke rritur konsumin e frutave dhe perimeve. Dieta mesdhetare, në fakt, ul rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër me rreth 70%./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Drenusha ka diskutuar me Drilonin për jetën e saj para ndarjes me ish-bashkëshortin. Ajo u shpreh se ka dy vjet që është...
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.