×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Vëmendja e Qeverisë për projektet zhvillimore po koncentrohet gjithnjë e më shumë në Gjilan

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ka marrë pjesë në asfaltimin e qytetit të Gjilanit, projekt ky i zgjerimit, i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

    Me këtë rast ministri Abrashi ka thënë se vëmendja e Qeverisë së Kosovës për projektet zhvillimore në Anamoravë, po koncentrohet gjithnjë e më shumë në Gjilan.

    “Jemi finalizimin e këtij bulevardi për të treguar edhe përkushtimin e Qeverisë dhe timin për projektet e nisura më herët, sikurse ky. Me kryetarin Lutfi Haziri, kemi diskutuar edhe për projektet në vitet e ardhshme. Zotohem se do ta vazhdojmë fazën tjetër në vitin e ardhshëm, derisa në javët në vijim do të jem prapë në Gjilan, kur do të fillojmë punët në rehabilitimin e hyrjes së Gjilanit në drejtim të Kllokotit”, tha Abrashi.

    Abrashi konfirmoi se javët në vijim do të shpallet edhe tenderi për pjesën e mbetur të autostradës, nga Përlepnica e deri te Dheu i Bardhë.

    “Me këto projekte, Gjilani po integrohet në rrjetin e rrugëve të Ballkanit. Prandaj javëve në vijim do të shohim punë konkrete dhe projekte madhore dhe rrugë që e lidhin Gjilanin me Preshevën, por edhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

    Ndërsa, kryetari Haziri, tha se ky projekt ambicioz e kthen Gjilanin si zonë urbane në programin 2020-2025, si njëra nga qendrat ku njerëzit dhe zhvillimi i ekonomisë e janë prioritet.

    “Projekti i filluar para disa vitesh, po merr formë. Do të vazhdojmë në pjesën tjetër të zgjerimit dhe standardizimit prej sheshit ‘Rexhep Mala e Nuhi Berisha’, ‘Kadri Zeka’ deri te lapidari i Abdullah Tahirit. Rigjenerimi parasheh fazën e dytë në vitin e ardhshëm, ku përfshihet integrimi i rrugëve kryesore ‘Madeline Albright’, ‘Adem Jashari’ e ‘Mulla Idriz Gjilani’”, tha Haziri.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.