
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi sot në një konferencë për media ka komentuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli jokushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e tri qyteteve si zonë karantine, raporton Front Online.
Abrashi tha se Qeveria “Kurti” me këtë ka eksperimentuar duke e ulurë edhe nivelin e menaxhimit shtetëror.
“Ai eksperimentojë duke ia dhënë MSH-së të drejtën për të vendosë masat. Kurti e uli nivelin e menaxhimit shtetëror, megjithë rrezikun që i konsej qytetarëve”, tha Abrashi.
Sipas Abrashit, mosrespektimi i ligjeve nga ana e Kurtit dhe letra kërcënuese e tij, është sinjal i pastër i rrezikut për të rrëshqitur në diktatur.
Ai ka akuzuar kreun e ekzekutivit Albin Kurtin duke thënë se është i interesuar vetëm për pushtet e jo rendë dhe ligj.
“Ai nuk është i interesuar për ligj e rend, ai është i interesuar për fuqi, kompetenca e pushtet. Kjo qeveri ka vendosur masa të kundërligjshëm. Dhe të njëjtit i kanë arrestuar ata qytetarë që nuk i kanë respektuar ato masa”, ka deklaruar sot Abrashi. /FrontOnline/