
Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi është deklaruar para takimit që do të mbajë grupi parlamentar i partisë së tij ku do të prezantohet programi qeverisë nga i mandatuari për kryeministër Avdullah Hoti.
Ai tha se në këtë takim është ftuar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Të gjithë janë ftuar, por nuk e di nëse zonja Osmani është në sallë”, u shpreh ai.
Abrashi nuk pranoi t`i komentojë deklaratat e bashkëpartiakut të tij Haki Rugova i cili ditë me parë tha se Osmani nuk duhet të jetë më pjesë e kësaj partie.
“Nuk dua t`i komentoj deklaratat e të tjerëve”, tha shkurt Abrashi.