
Mjeku kosovarë në Austri, Lekë Abdylim e ka lavdëruar menaxhimin e pandemisë nga institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe punën e palodhshme të kolegëve të tij në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Kësisoj ai tha se mbyllja e shtetit në kohë, ishte reaksion i mirë, gjë që sipas tij, falë atij menaxhimi edhe nuk kishim shumë viktima.
“Punën e mjekëve të Kosovës e kam lavdëruar. Ka qenë shumë reaksion i mirë që e kanë mbyllur shtetin me kohë. Nuk është ngritur numri në mënyrë eksponenciale. Por, rreziku është tani me rihapjen e shteteve. Po shihet që numrat veç kanë nisur me u shtuar. Pakujdesia është e madhe. Po shoh edhe nëpër shumë qytete të Kosovës që s’po mbajnë distancë, nuk po respektohen shumë rregullat. Dhe kjo është shumë e rrezikshme”, deklaroi Abdyli për “Front Online”.