×
  • Lajme
  • Lajme

    Abbott uron Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me një thënie të Nënë Terezës

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, përmes thënies së Nënës Terezë, se “të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore që nga virtytet e njerëzimit të tij”.

    Abbott, një urim të tillë e ka bërë përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka shtuar se është përgjegjësi e të gjithëve për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.

    “Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, një kujtesë që të gjithë e kemi përgjegjësi për të mbrojtur të drejtat e çdo qenie njerëzore. Siç tha Nënë Tereza: “Të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore që nga virtytet e njerëzimit të tij”, ka shkruar diplomati i jashtëm britanik.

    Dita e sotme shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ajo shënohet si përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

    Pas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, të paraqitet, të lexohet dhe të shpjegohet sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukative të të gjitha vendeve dhe shteteve pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

    Teksti zyrtar i Deklaratës është në gjashtë gjuhë zyrtare të Kombeve të Bashkuara: angleze, frënge, kineze, ruse, spanjolle dhe arabe.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo do të takohet me homologun...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut tha se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se arrestimi i sotëm i aktivistit serb Aleksander Arsnijevic për shkak të fishkëllimës është një...
    Sport10 Shtator 2024
    Janë bërë më shumë se gjashtë vite që prej se Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi atë kohë për t’u transferuar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Bëhet e ditur...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviqit, pas fishkëllimave që...
    Sport10 Shtator 2024
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur rreth situatës së fundit te kombëtarja e Kosovës, ku u përjashtuan...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti në një përgjigje për gazetarët sot në veri ka thënë “nuk e ka ndjerë se njerëzit nuk e e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.