×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Thaçi tentoi të kontrabandojë Pacollin në Kosovë për të arritur numrat

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi është munduar që ta kontrabandojë kryetarin e partisë Aleanca Kosova e Re, për t’i arritur numrat në mënyrë që ta votojë Qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.

    Sipas tij, Thaçi po e bënë këtë me idenë që dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga ai, kurse falja e krimeve, amnistia dhe çështja e veriut kthehet në diskutim nga servilët e Thaçit.

    “Qeveria legjitime rrëzohet në ditët e përvjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s, ndërsa qeverinë jolegjitime duan ta formojnë me Listën Serbe në ditët e përvjetorit të të humburve në Luftë.

    30 Prill në ora 16:00 Thaçi lëshon dekretin, kur gjykata kushtetuese është e mbyllur, ndërsa dita e Premte është ditë pushimi per festën e 1 Majit. Kontrabandim i qeverisë jolegjitime të shtunën

    ”“Shkelja e kushtetutës është akt dhune, ndërsa ndarja e teritorit të Kosovës është akt lufte dhe përdhunim i sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë së vendit”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

    Më 6 Tetor fiton koncepti i çkapjes së shtetit ku qytetarët thanë fjalën e tyre, duke nxjerrë të parën LVV dhe Kurtin më të votuarin.
    Pasuan pafund lojëra; pragu, numërim, rinumërim, përjashtim i votës së diasporës, filma me votat e helmuara, sforcim votash, vjedhje potenciale të votave për të mos lejuar ndryshimin e madh.Më 3 shkurt u bë qeveria pas një odisejade sabotuese e tinëzare të Mustafës. 51 Ditë punë shembullore e qeverisë Kurti, përfshirë edhe menaxhimin e pandemisë COVID19.Pafund devijime e manipulime për të pamundësuar mirëqeverisje.Thaçi vazhdon obstruksionet dhe sabotimin e qeverisë nga brenda dhe jashtë, me shpallje gënjeshtrash në Ëashington DC dhe duke fyer evropianët.
    Ndërkohë, mediat e afërta me kapësit e shtetit, nuk humbasin kohë e mundësi të bëjnë propagandë dhe panik.Më 25 Mars, LDK rrëzon qeverinë pas rolit të vazhdueshëm destruktiv të Veliut dhe Hotit, si dhe tentimit që në sinkron me Thaçin të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe ta defunksionalizojnë qeverinë për të
    MOS lejuar çkapjen e shtetit.Mustafa me Thaçin bëjnë pazare hapur.Thaçi, pastaj shkel kushtetutën duke mos respektuar 82.2 e as duke pritur emrin e kandidatit/es nga LVV.PDK-ja deklarohet që nuk do të përzihet në këtë lojë.Presidenti tekanjoz, bëhet nervoz, meqë LDK-ja nuk i bën menjëherë numrat për qeverinë jolegjitime, përkundër ofertave dhe joshjes së deputetëve dhe intensifikon lojën e presionin dhe gjuhën kriminale. Duke thyer çdo ligj e normë në kohë pandemie, tenton të kontrabandojë Pacollin në Kosovë për të arritur numrat.Për të vazhduar kështu, me idenë që dialogu me Serbinë duhet të udhehiqet nga ai, kurse falja e krimeve, amnistia dhe çeshtja e veriut kthehet në diskutim nga servilët e Thaçit.Qeveria legjitime rrëzohet në ditët e përvjetorit të fillimit të intervenimit të NATOs, ndërsa qeverinë jolegjitime duan ta formojnë me Listën Serbe në ditët e pervjetorit të të humburve në Luftë.30 Prill në ora 16:00 Thaçi lëshon dekretin, kur gjykata kushtetuese është e mbyllur, ndërsa dita e Premte është ditë pushimi per festën e 1 Majit. Kontrabandim i qeverisë jolegjitime të shtunën!Çka nuk është e qartë këtu?!Shkelja e kushtetutës është akt dhune, ndërsa ndarja e teritorit të Kosovës është akt lufte dhe përdhunim i sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë së vendit.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.