×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK’ja i kërkon Albena Reshitajt që ta dorëzojë mandatin pasi e votoi Osmanin

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës duke thënë se u bë me pazare.Ai i ka quajtur të pafytyrë politikë se ata deputetë që dolën kundër vendimeve të partive të tyre dhe i akuzoi se tradhtuan votat e tyre.

    “Siç e kemi parë janë bërë pazare me deputetë. Si AAK kemi pasë kandidatin tonë për president dhe qëndrimet tona për këtë çështje dhe del një deputet kundër vendimeve tona të kryesisë dhe elektoratit. Po thuhet, s’jam dëshmitar, por dihet që ka pare dhe poste”.

    Berisha ka thënë se pazaret e tilla nuk po bëhen për herë të parë, por se një metodë e tillë ishte kritikuar zëshëm nga Vetëvendosjes, të cilën ai po e akuzon se veproi në këtë mënyrë.“I kanë blerë. Kjo është pafytyrësi politike. Këta deputetë e kanë tradhtuar votën e elektoratit të vet. Kësaj here ndodhi te AAK-ja. Nuk më ka befasuar veprimi i saj (Albena Reshitajt), por ka plot njerëz që e kanë votuar dhe që kërkojnë ta kthejnë mandatin”.

    Deputeti për bashkëpartiaken e tij tha se nëse ka vendosur t’i merr benefitet nga ky pazar, sipas tij, le ta bëjë, por se mandati është duhet të kthehet në parti.

    Berisha në Sytë 7 të Klan Kosovës ka thënë se atij nuk iu ofrua ndonjë gjë në shkëmbim të votës.

    “Njihem në opinion si njeri që nuk hyj në këto lloj pazare. Ata shkojnë te njerëzit me karaktere më të dobëta. Krejt Kosova e di që ne e kemi një qëndrim dhe e mbajmë atë”.Deputeti i AAK-së, ndonëse nuk pret ndonjë mrekulli nga pushteti i ri, tha se duhet t’i jepet koha e nevojshme prej 100 ditësh që të fillohet me opozitarizëm.Ai ka thënë se AAK-ja qëndron mirë në udhëheqje komunale dhe se beson se do të jetë mirë edhe në zgjedhjet e reja komunale të tetorit të këtij viti.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.