×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A ndiheni ndonjëherë të lodhur dhe nuk e kuptoni pse? Ja arsyeja

    FrontOnline
    11 Gusht 2021

    Në rast se mjeku juaj ju ka ekzaminuar dhe nuk e ka zbuluar shkakun e periudhave tuaja të lodhjes gjithnjë e më të shpeshta, ndoshta lodhja juaj mund të shpjegohet me një nga tre arsyet e mëposhtme jo aq të dukshme, transmeton FrontOnline.

    Shpesh jeni të mërzitur

    Nëse jeni të mërzitur në kohën tuaj të lirë dhe nuk dini çfarë të bëni me veten, ka shumë mundësi që të jeni më të lodhur në ato momente sesa kur keni disa detyrime. Pa stimulim mendor dhe fizik, ne thjesht humbasim energji dhe na duhet më shumë kohë për t’u rikthyer në jetë. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të gjeni një aktivitet që ju pëlqen dhe të mbushni kohën tuaj të lirë me të. Mund të jetë leximi, shoqëria me miqtë, stërvitja, klasa të gjuhëve të huaja, etj.

    Keni një partner kërkues

    Ndoshta jeni lodhur nga komunikimi i vazhdueshëm me partnerin tuaj përmes mesazheve? Apo ndoshta jeni të stresuar nga grindjet e shpeshta për gjëra të vogla? Ndoshta thjesht nuk arrini t’ia kushtoni kohën tuaj të lirë vetes sepse jeni shumë të përkushtuar ndaj nevojave të partnerit tuaj? Nëse ndiheni të lodhur për ndonjërën nga këto arsye, jeni në një lidhje me një partner kërkues dhe do të ishte mirë të ripërcaktoni lidhjen tuaj sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të rimarrni energjinë e nevojshme për të përfunduar angazhimet e tjera.

     Puna që bëni nuk ju përshtatet

    Puna nuk duhet të jetë e rëndë fizikisht dhe mendërisht që të thithë të gjithë energjinë nga ju. Ndonjëherë ndodh që njerëzit thjesht nuk ndihen mirë në punë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk kërkon të pamundurën, as nuk lodhen shumë ndërsa e bëjnë këtë. Sidoqoftë, kjo ndjenjë pakënaqësie mund të kalojë shumë lehtë në kohën tuaj të lirë dhe t’ju lodhë në momentet kur nuk po bëni asgjë konkrete./FrontOnline/

     

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Maj 2024
    Nëse e keni vënë re se duart ose këmbët tuaja kruhen këtë periudhë të vitit, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz zhvillojnë flluska...
    Lifestyle16 Maj 2024
    Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si...
    Lifestyle16 Maj 2024
    DASHI Në dashuri kjo është një periudhë që lë shumë liri veprimi, gjithçka varet nga ju dhe nga ajo çfarë dëshironi. Në...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Lajme19 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë. E hënë...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.