×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A na mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?

    FrontOnline
    16 Tetor 2023

    Dihet se një cikël i plotë gjumi gjatë natës duhet të jetë shtatë deri në tetë orë, por shpesh është e pamundur që ta plotësoni këtë normë dhe përfundoni me pesë orë gjumë.

    “Pesë orë janë thjesht shumë pak gjumë, veçanërisht nëse këtë gjë e ktheni në rutinë”, thotë Shelby Harris, një psikologe klinike.

    “Nëse nuk keni presione të jashtme dhe mund të flini sapo ndjeheni të përgjumur, flini sepse kjo është shenjë që trupi ka nevojë për gjumë. Më pas, mund të zgjoheni pa pasur nevojë për alarm sepse ndiheni të çlodhur,” thotë Dr. Bhanu Kolla, i cili është mjek në Klinikën Mayo.

    Ekspertët rekomandojnë të paktën shtatë orë të plota gjumë gjatë natës, që të nesërmen të ndiheni me energji dhe të çlodhur.

    Foshnjat dhe fëmijët kanë nevojë për shumë më tepër gjumë se të rriturit. Nevojat për gjumë mund të ndryshojnë bazuar në gjenetikën e një personi, shëndetin, mjedisin etj.

    E thënë ndryshe, ka njerëz që flenë më pak se gjashtë orë në natë dhe funksionojnë normalisht pa u ndjerë të lodhur, por ky është një grup i vogël njerëzish.

    Problemet që vijnë nga mungesa e orëve të plota të gjumit:

    Përveç përgjumjes ditën tjetër, mund të keni vështirësi në përqendrim, kujtesë, reagim më të ngadaltë ndaj situatave të ndryshme dhe nervozizëm.

    Aksidente me makinë

    Sa më pak gjumë, aq më i madh është rreziku i aksidenteve thonë ekspertët sepse ju nuk keni përqendrim në timon. Njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë kanë më shumë shanse që të kenë presion të lartë gjaku, sulme në zemër, diabet etj.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.