×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A mund të jenë patatet efektive në luftën kundër kancerit?

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2022

    Shkencëtarët polakë besojnë se një përbërës i gjetur në patate mund të jetë efektiv në luftimin e kancerit. Ata besojnë se glikozoalkaloidet që gjenden në perime si patatet, domatet dhe patëllxhanët mund të ndihmojnë, shkruan Daily Mail.

    Bazuar në studimet e kryera, studiuesit arrijnë në përfundimin se glikozoalkaloidet, kimikate natyrale që gjenden në patate, mund të ndikojnë në kimikatet potencialisht kancerogjene.

    Magdalena Winkiel nga Universiteti Adam Mickiewicz në Poznań u fokusua në pesë glikoalkaloidë që ajo beson se mund të përdoren për zhvillimin e ilaçeve në të ardhmen. Megjithatë, ende nuk është kryer asnjë hulumtim se si kimikatet mund të luftojnë kancerin në qelizat njerëzore.

    “Shkencëtarët në mbarë botën janë ende në kërkim të ilaçeve që do të jenë vdekjeprurëse për qelizat e kancerit, por në të njëjtën kohë të sigurta për qelizat e shëndetshme. Kjo është arsyeja pse mund të ia vlen t’i kthehemi bimëve mjekësore”, beson Winkiel, duke shtuar se nëse kimikatet “nuk mund të përsërisin ilaçet kundër kancerit që përdoren sot, ndoshta terapia e kombinuar do të rrisë efektivitetin e trajtimit”.

    Bimët janë përdorur për të luftuar kancerin për dekada, por nuk ka asnjë studim që thotë se ngrënia e tyre do të vrasë qelizat e kancerit, edhe nëse një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin e tumoreve.

    Dr Charles Evans, kreu i informacionit kërkimor në Cancer Research UK, pajtohet, duke thënë se “bimët prodhojnë një gamë të madhe dhe të larmishme kimikatesh interesante dhe të nënstudiuara.”

    “Është e rëndësishme të theksohet se shumë nga këto komponime nuk do të jenë të përshtatshme si barna, ose sepse nuk janë mjaftueshëm efektivë ose sepse nuk janë mjaftueshëm të sigurt për t’u përdorur. Është jetike që ne të eksplorojmë të gjitha mënyrat e mundshme për të zbuluar trajtime të reja, prandaj është thelbësore që studiuesit t’i hetojnë këto kimikate për të parë nëse ato kanë potencialin për t’u bërë ilaçe të reja”, përfundon Dr. Evans./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.