Ditëve të fundit është duke u përfolur se Partia Demokratike e Kosovës është afër që të bëhet pjesë e koalicionit së Qeverisë “Hoti”.
LDK-ja dhe PDK-ja do arrijnë marrëveshjen thuhet se do të arrijnë marrëveshje deri në fund të javës.
Për një gjë të tillë deputetët e LDK-së nuk kanë informacion.
Fatmir Rexhepi, deputet i kësaj partie ka thënë për Front Online, se një gjë e tillë nuk është diskutuar ende në forumet e përgjithshme të LDK-së.
“Për besë unë nuk i kam përcjell këto zhvillime. Jam në distancë dhe nuk jam duke i përcjell. Kur të mbahet forumi i LDK-së flasim, bisedojmë dhe shikojmë se çfarë do të bëjmë. Më shumë nuk kam informata dhe nuk mund të them asgjë. Diskutim më të gjerë në LDK nuk ka pasur, të paktën në forumin që i takoj unë jo e për të tjerët nuk mund të flas”, ka thënë ai për Front Online.
Mundësinë e përfshirjes së PDK-së në Qeveri nuk e ka përjashtuar as nënkryetari i saj, Shaqir Totaj.
Ai për Front Online tha se duhet shikohen mundësitë para se vendi të shkojë në zgjedhje/ Front Online/