×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A e përmirëson muzika shëndetin

    FrontOnline
    21 Korrik 2022

    Cili është zhanri juaj i preferuar i muzikës? Preferoni më shumë Bah apo Metallica-n? A ka rëndësi zhanri, kur flitet për ndikimin e muzikës në shëndetin e njeriut? Sipas studimeve mëtë fundit jo. Për shembull, ka prova të qarta se dëgjimi i muzikës së preferuar, mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit dhe reduktimin e ankthit.

    Dr.Met Mekreri nga UNSW Medicine & Health në Australi, thotë se angazhimi me muzikën,që përfshin dëgjimin e muzikës, luajtjen e një instrumenti apo këndimin, shkakton një reagim emocional, që ka gjithashtu edhe një element fiziologjik.

    Se pse muzika ka aftësinë të shkaktojë këtë reagim emocional, kjo është ende objekt debatesh. Por duket se ka të bëjë me krijimin e një lidhjeje emocionale midis muzikantëve, të cilët krijojnë tinguj me një qëllim emocional, dhe dëgjuesit, të cilët e marrin këtë informacion emocional, thotë Dr.Mekreri, që është një lektor në Shkollën Klinike të Princit të Uellsit nëSidnei.

    Eksperti thotë se pasojat fiziologjike të kësaj përgjigje emocionale, janë aktivizimi i gjerë i shumë rajoneve të trurit, si dhe aktivizimi i sistemit nervor autonom, dhe sidomos i përgjigjes “lufto ose vrapo” gjatë pjesës më të madhe të angazhimit me muzikën, e ndjekur nga rritja e “relaksimit psikologjik dhe metabolizmit”.

    “Hipoteza e ngritur nga studimet e mia, është se dëgjimi apo angazhimi i përsëritur i muzikës, e rrit aftësinë tonë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive stresit, gjë që përmirëson shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme”- thotë Mekreri.

    Dhe duke iu kthyer pyetjes nëse preferoni muzikën bashkëkohore pop, heavy metal apo klasike, nuk ka aktualisht asnjë provë që të pretendohet nëse një zhanër i caktuar është më i mirë se një tjetër, për sa kohë që ajo është muzika që ju pëlqen.

    “Muzika më me ndikim në shëndetin dhe mirëqenien tuaj, duket se është muzika që ju pëlqen më shumë, pasi luajtja dhe dëgjimi i saj përputhet me reagimin më të fortë emocional dhe fiziologjik. Për disa, kjo mund të jetë muzika klasike, për të tjerët muzika metal”– shtoneksperti.

    Është interesante të theksohet se muzika shkakton tek njeriu modele të ngjashme të aktivizimit të sistemit nervor autonom, që ne përjetojmë kur marrim pjesë në një stërvitjefizike. Gjithsesi, Mekreri thekson se madhësia e këtyre përgjigjeve ndaj muzikës, është e një amplitude më të ulët kur krahasohet me ushtrimin fizik.

    Bazuar në gjetjet e studimit të tij, dr.Mekrarti thotë se u befasua kur zbuloi se ndikimi i muzikës është i prekshëm, i matshëm dhe i rëndësishëm, si në aspektin statistikor ashtu edhe atë klinik. “Aspekti më emocionues në lidhje me këto rezultate, janë njohuritë që ato ofrojnë për ndikimin e mundshëm të muzikës në shëndetin tonë të përgjithshëm.

    Për shembull, ushtrimi fizik lidhet me parandalimin e 1.6 milionë vdekjeve në vit në mbarëbotën. Nëse muzika mund të ketë gjysmën e këtij ndikimi, po flasim për parandalimin e 800.000 vdekjeve vjetore të shmangshme”- thotë Mekrari.

    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen...
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Vip16 Janar 2025
    Driloni qe banori i parë i cili ka ndarë dhuratën e parë nga ‘Giveaway’ i organizuar nga Vëllai i Madh në shtëpinë...
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.