×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    A duhet ta deklarojnë pasurinë punëtorët e ATK-së dhe Doganës?

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2021

    Prej vitit të ardhshëm listës së zyrtarëve publik që do ta deklarojnë pasurinë i shtohen mjekët dhe profesorët universitarë. Kështu ka vendosur ditë më parë Qeveria e Kosovës, mirëpo kjo iniciativë e ekzekutivit për t’u bërë e plotfuqishme pritet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

    Ky vendim i Qeverisë “Kurti 2” është komentuar si shantazh ndaj sindikalistëve të shëndetësisë dhe arsimit, të cilët po kërkojnë rritje të pagave nëpërmjet Ligjit të ri.

    Është thënë së fundi se nëse mjekët dhe profesorët obligohen ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pse mos të obligohen edhe punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe të Doganave të Kosovës, institucione këto që menaxhojnë me të hyra vjetore prej rreth 2 miliardë euro, raporton Front Online.

    Megjithatë nga Lëvizja “Fol”, e cila e monitoron punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit, këtë po e shohin si të pa nevojshme.

    Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol ka thënë për Front Online se AKK-ja nuk ka kapacitete që të mbikëqyr më shumë zyrtarë që e deklarojë pasurinë.

    “Jo vetëm pse s’është e rëndësishme qe ata te deklarojnë, por sepse e kemi te pamundur ta mbikëqyrim procesin. Momentalisht AKK-ja nuk ka mundësi me monitoru me shume se 20% te aplikantëve. Ne kemi propozuar që as punëtoret e Doganës e as te ATK-se nuk do duheshin te jene pjese e deklarimit te pasurisë”, ka thënë ai për Front Online.

    Sipas tij, kjo do ta vështirësoj edhe më tej punën e kësaj Agjencie me këto kapacitete ekzistuese që i ka.

    “Tash duke  e rritur numrin e deklaruesve, ju vështirësohet puna AKK-së në monitorimin e procesit”, ka thënë Hoxha.

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.