Afrim Muqiqi së bashku me bashkëshorten e tij kanë votuar gjatë ditës në fakultetin Teknik në Prishtinë.
Muqiqi ka thënë që ka ardhur koha që qytetarët që votojnë, t’u kërkojnë llogari kandidatëve që i votojnë.
“Shpresoj që populli eshte vetëdijësuar dhe duhet ta analizojnë mirë programin e kandidatëve për kryetar të Prishtinës”, tha Muqiqi.
Derisa, edhe bashkëshortja e tij, tha që dëshiron të besojë pasi ka ardhur koha që të bëhet më mirë, e vota mos të keqpërdoret.
“Nëse Afrim Muqiqi kish me qenë politikan, do doje të ishte kryetar i Prishtinës apo Podujevës?, ishte njëra nga pyetjet për bashkëshorten e Muqiqit, e cila nuk hezitoi të përgjigjej por tha se e sheh vetëm në muzikë.
“S’do kisha pas deshirë edhe pse ka kry shkollë për muzikë, le të rri aty, le te na argëton, se kemi nevojë”, tha ajo./t7