Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës ka marrë vendime të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Të martën në mbledhjen e rregullt, Qeveria e Kosovës ka marrë vendime të reja në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në mesin e masave të ndërmarra është edhe ndalimi i aktiviteteve rekreative, kulturore dhe sportive në mbyllura në të gjithë vendin.
E që kjo nënkupton se edhe palestrat e “fitnesit” (gym) nuk do të lejohen që të operojnë.
“Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.