×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    A do të largohet paqësisht Donald Trump?

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Aktorja që dikur garoi për guvernatore të New York-ut, e ka politikën në gjak; është plot pasion për të drejtat e transgjinorëve, për “Jetët me ngjyrë vlejnë” dhe të ardhmen e të majtës. Ajo diskuton ngjitjen e Trumpit dhe përse është optimiste… 

    E drejtoj nga Cynthia Nixon fokusin e aparatit tim. Qielli blu-gri është ngarkuar me një dramaticitet të zymtë, një erë deti i fryn e i lëshon flokët e saj në një kaos fotogjenik dhe ajo është, natyrisht, shumë e famshme e famshme – veçanërisht për ata prej nesh që kanë parë Sex and the City.

    Efekti i përgjithshëm është ai i të parit një film, vetëm se në këtë rast, po flet direkt me ty. Cynthia mund të përmbledhë shumë gjëra në një fjali të vetme- histori, terrorizëm, dashuri, kancer – dhe është qartësisht politike deri “në palcë” :aspak e interesuar për gjërat që thjesht ndodhin (pandemitë dhe të tjera si këto), por i ka shumë në vëmendje sistemet, zgjedhjet dhe botëkuptimet. “Sa i përket skenës së përgjithshme politike në të gjithë vendin, është thjesht e tmerrshme.

    Njerëzit vazhdojnë të shkruajnë gjithë këta artikuj mbi fundin e demokracisë dhe kjo të duket një mundësi reale kur ke një president i cili po përpiqet ta fundosë atë post”, thotë ajo.

    54 vjecarja është relativisht një zbulim i kohëve të fundit si “avokate” e flaktë e skajit më të majtë të Partise Demokrate. Në 2018, i doli përballë Andrew Cuomos në betejën për guvernatorin e Neë York-ut, një garë të cilën tani konsideron se e kishte të humbur që në fillim.

    “Isha me tre palë “halle”: isha femër, isha një femër homoseksuale dhe jam aktore, që këtu quhesh “peshë e lehtë”, shprehet ajo. Por, siç e thekson dhe vetë, puna e saj politike e parapriu sfidën guvernatoriale me shumë vite. Aktorja ka qenë prej kohësh mbrojtëse e ashpër e arsimit publik, e kjo ishte dhe mënyra sesi u njoh me bashkëshorten e saj, aktivisten e arsimit Christine Marinoni, me të cilën u lidh pas ndarjes nga partneri i mëparshëm, Danny Mozes, një mësues dhe ai.

    Me të, pati dy fëmijë. Beteja fillestare e saj ishte të mbronte institucionet publike nga privatizimi. Nixon ishte mbështetëse e zëshme e Bernie Sanders në garën e lidershipit demokratik 2016 dhe ende mendon se ai kishte shanse më të mira  ndaj Donald Trump sesa Hillary Clinton.

    “Ne patëm këtë grup të cudtishëm votuesish të lëkundur që votuan për Obamën, por edhe për Trumpin. Por mbase nuk ishte dhe aq e çuditshme. Këta njerëz janë të dëshpëruar për ndryshim, ata nuk e donin Hillary Clinton. Ata nuk donin vazhdimësinë, ” arsyeton ajo. Sidoqoftë, për cilindo në SHBA që nuk është në krahun republican, ka probleme më të mëdha sesa lufta me njëri-tjetrin: perspektiva që Trumpi të fitojë një mandat të dytë, apo edhe në rast se jo, pyetja nëse do ta transferojë paqësisht pushtetin.”Lëvizjet e tij dashakëqija më frikësojnë; “ndihem e shqetësuar nga ndërhyrjet e vendeve të tjera. Mendoj se të gjithë ndihen të shqetësuar për votat me postë.

    A do të largohet ai në heshtje? Këtë nuk e di.” Cynthia ndan gjithashtu një ankth që po hedh ngadalë rrënjë edhe mes demokratëve më optimistë; që pozicionimi absurd i Trumpit si kandidat i rendit dhe ligjit, në të vërtetë, mund të funksionojë.

    “Rruga e vetme e Trump për të rizgjedhur është të pozicionojë veten si mbrojtës i njerëzve të bardhë, jetës së bardhë dhe epërsisë së bardhë. Se këtë nënkupton të thuash: kjo është një alternativë, dhe e vetmja alternative tjetër është kaosi, plaçkitja dhe fundi i periferive.

    Fakti është që qytetet e mëdha pothuajse gjithmonë votojnë demokratë, veçanërisht në zgjedhjet kombëtare, sepse nekemi shumë diversitet e po ashtu, kemi kaq shumë njerëz të varfër. Por Trump po e deformon situatën, duke nxjerrë se të gjitha qytetet tona kryesore po dështojnë, sepse ato drejtohen nga Demokratët. Republikanët i lanë duart me qytetet e mëdha. Ata thjesht thonë: “ Ju jeni Sodoma dhe Gomorrah, akoma s`jeni djegur të gjithë!”.

    Cynthia megjithatë nuk i është dorëzuar dëshpërimit. “Ndihem relativisht optimiste. Jam e inkurajuar nga sondazhet.” Kjo edhe pse ndonjëherë, është e vështirë, ashtu sikurse për gjithsecilin prej nesh, të qartë dallimin mes optimizmit dhe vetë-qetësimit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane ende nuk e kanë bërë të ditur formalisht emrin e të dyshuarit për sulmin me veturë në Magdeburg të premten,...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Pushteti dhe opozita vazhdojnë përplasjet për ikjen e Artan Grubit nga Maqedonia e Veriut. Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti ka theksuar se Artan Grubi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka thënë se qeveria e ShBA-së është duke e ndihmuar Kosovën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.