×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të futet në protestë Policia e Kosovës? Flasin për Front Online nga Sindikata

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sot të pavlefshëm Ligjin për Paga në sektorin Publik, pas kërkesës së Avokatit të Popullit dhe pas ankesës së disa sindikatave, lidhur me vlersueshmërinë e disa neneve të këtij ligji, raporton Front Online.

    Këtë vendim për Front Online e ka komentuar edhe nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli.

    Ai ka thënë që pas takimit që do të kenë me sindikatat e tjera, do të vendosin edhe për hapat sindikal që do të marrin duke përfshirë këtu edhe protestat.

    “Ne kemi treguar edhe më herët që mbi 4 sindikata kemi një bashkëpunim dhe ne sot do të takohemi dhe do të dalim me një komunikatë të përbashkët. Policia ka të drejtë të protestojë por jo të hyjë në grevë. Ne sindikatat do të takohemi dhe do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm bashkërisht”, ka thënë tutje ai.

    Gjykata ka thënë se ka ardhur në përfundim se ligji i kontestuar nga Avokati i Popullit, nuk kishte harmonizuar pagat në nivel të të gjithë sektorëve. Aty ka theksuar se ka pasur përjashtime arbitrare dhe të paarsyetuara për disa institucione, përfshirë: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bankën Qendrore të Kosovës, dhe vet Kuvendin./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.