×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta votojnë LDK-ja dhe PDK-ja në Prishtinë faljen e tatimit në pronë? Flasin asamblistët e dy partive

    Aulona Konjuhi
    05 Dhjetor 2023

    tGjykata Kushtetuese ka marrë vendim me 22 nëntor që komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

    Seancë e jashtëzakonshme është thirrur pikërisht për këtë çështje më 7 dhjetor në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Pika e vetme e rendit të ditës në këtë seancë është propozim-vendimi për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023.

    Se a do të votojnë pro këti  vendimi Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike, për Front Online kanë folur asamblistët e këtyre partive.

    Leutrim Retkoceri, nga radhët e PDK-së tha se ditët në vijim kjo parti do të dal me vendim.

    Ai thotë se ende s’kanë mbajtur takim partia për tatimin në pronë.

    “Ne si PDK nuk kemi mbajtë takim ende si grup këto dy ditë do ta mbajmë takimin dhe do të dalim me qëndrim. Se a do ta përkrahim a jo mbetët me diskutuar ditët në vazhdim”, Retkoceri për Front Online.

    Vendim për ta votuar faljen e tatimin në pronë nuk kanë marr as LDK-ja.

    Këtë e tregoi asamblisti i kësaj partie, Milazim Vitija

    “Jemi në bisedime, s’kemi marr ende vendim, të enjten do të merret”, tha shkurt Vitija.

    Ndryshe, Komuna e Suharekës ka njoftuar se me shumicë votash është vendos që të falet tatimi në pronë për qytetarët. Edhe Skenderaj, Podujeva e Obiliqi njëjtë si Suhareka ka vendosur ta falë tatimin në pronë./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.