×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta ndryshojë Kosova strategjinë e testimeve për COVID pas rritjes së kapaciteteve?

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Kritikat e shumta për numrin e ulët të testimeve për koronavirus në vend duket se kanë bërë punë. Që nga dje, janë shtuar kapacitetet testuese në vend. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, për COVID-19 janë testuar 764 persona. Por, a kanë ndryshuar kriteret për testim pas rritjes së kapaciteteve? Flasin nga MSH’ja

    LEXO EDHE: Instituti Sizmologjik: Kosova u godit nga gjashtë tërmete

    Donacionet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i kanë ndihmuar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që të rrisë kapacitetet testuese. Aktualisht brenda 24 orëve, testohen mbi 700 persona në vend.

    E se do të ketë rritje të kapaciteve testuese, e ka paralajmëruar dje Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas pranimit të dy aparaturave për testim nga OBSH-ja.

    Por, numri i testimeve pritet të rritet edhe më shumë gjatë dhjetorit.

    Në Ministrinë e Shëndetësisë i kanë thënë Gazetës Express se tashmë janë blerë gjashtë aparatura për testim që do të vendosen në Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, gjatë muajit të ardhshëm.

    “IKSHPK ka në dispozicion 6 aparatura për PCR, derisa përmes Grantit të Bankës Botërore janë blerë edhe gjashtë të tjera (6), bashkë me pajisjet përcjellëse, të cilat do të vendosen në Qendrat Rajonale të Shendetit Publik, sipas kontratave brenda trridhjetë ditesh që prej lidhjes së tyre, që i bie në muajin nëntor”, kanë deklaruar nga Ministria.

    Por, a do të kenë mundësi që të testohen për COVID-19 dhe ata që nuk kanë simptoma?

    Sipas institucionit që udhëhiqet nga Armend Zemaj, testimet do të vazhdojnë me strategjinë e njejtë.

    “Sa u përket testimeve, mbetet ne fuqi Strategjia e testimeve e përcaktuar nga OBSH dhe ECDC dhe testohen qytetarë të shtrirë në klinika si të dyshmitë për Covid, qytetarë të udhëzuar për testime nga KPSH me simptoma të qarta të sëmundjes, por edhe kategori të tjera si personeli shëndetësor, mesimdhenës, nxënës, të moshuar, persona me sëmundje kronike…, me një fjalë, testohet çdo person që potencialisht mund të jetë me Covid”, thuhet në përgjigjet e MSH’së.

    Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se numri i personave të konfirmuar me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në mbi 16 mijë, me gjithsej 641 raste të vdekjeve, shumica e të cilëve kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Për situatën epidemiologjike në vend është deklaruar dje edhe kryeministri Avdullah Hoti.

    Hoti ka thënë se lidhur me menaxhimin e pandemisë, gjatë 100 ditëve të qeverisjes së tij, Kosova ka arritur të bëhet shembull.

    “Më duhet të them se për këtë pandemi jemi sharë shumë edhe në këtë kuvend, por sot jemi bërë shembull në rajon dhe më gjerë se si menaxhohet kjo situatë. Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme. Ata persona që i kanë shtrembëruar të dhënat e numrit të të infektuarve për ta nxjerrë vendin e tyre keq, sot duhet të turpërohen”, ka deklaruar Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes. Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.