×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Dështoi përpjekja e Kurtit për ta futur nën sundimin e tij Prokurorinë

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky ligj është dërguar në Kushtetuese në korrik të vitit të kaluar nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, veprim ky i bërë ndarasi nga këto dy parti.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri e vlerësoi si lajm të mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Ai tha se me këtë vendim dështoi përpjekja e kryeministrit Albin Kurti për ta futur nën sundimin e tij zyrën e Prokurorit të Shtetit.

    “Ne e kemi shfrytëzu një të drejtë tonën, e kemi dorëzu në Gjykatë Kushtetuese  dhe më në fund tash, pas 10 muajve nëse s’gaboj, Gjykata Kushtetuese na jep të drejtë në të gjitha vërejtjet që i kemi bërë si grup parlamentar i PDK’së. Shpallja e këtij ligji si ligj antikushtetues është lajm i mirë për drejtësinë dhe lajm i mirë për zyrën e prokurorit të shtetit, sepse më në fund përpjekja e Kurtit për ta vënë nën pushtetin e tij, apo nën sundimin e tij, zyrën e prokurorit të shtetit dështoi”, tha Tahiri në një përgjigje për Gazetën Express.

    Sipas tij, Qeveria nuk i ka marrë parasysh ankesat e tyre për këtë Ligj, i cili thotë se bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe si pasojë kanë kërkuar tërheqjen e këtij Ligji.

    “Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës që në momentin kur ka ardh projektligji në Kuvendin e Kosovës që është procedu nga Qeveria i kemi dhënë vërejtjet tona dhe i kemi bërë me dije qeverisë së Kosovës, kryeministrit dhe ministres së Drejtësisë që ky projektligj bjen ndesh me rendin tonë kushtetues, dhe cenon rëndë pavarësinë e Këshillit Prokurorial dhe zyrës së Prokurorit të Shtetit. Andaj i kemi kërku qeverisë në atë periudhë që ta tërhek ligjin se si i tillë nuk mund të procedohet, në të kundërtën ne normalisht që të gjitha këto vërejtje që i kemi që jemi të bindur se  bjen ndesh me kushtetutën si projektligj  do t’ju dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese. Qeveria nuk ka pas vullnet që t’i merr parasysh fare ankesat tona që i kemi pas edhe në leximin e parë dhe në leximin e dytë, dhe kanë vendos që të votohet”, tha Tahiri.

    Kujtojmë se ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, janë miratuar më 23 qershor, me 60 vota pro e një abstenim.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Erik Ten Hag nuk ka dyshime për qëndrimin e tij te Manchester United. Trajneri holandez foli për "Viaplay" për thashethemet për të...
    Sport04 Maj 2024
    Arsenali ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit në Premier League. ‘Topçinjtë’ mundën Bournemouth, me rezultat...
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.