×
  • Sport
  • Sport

    Ozil pensionet nga futbolli

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Mesfushori, Mesut Ozili ka njoftuar për pensionimin e tij në moshën 34-vjeçare.

    Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Arsenalit ka zyrtarizuar përfundimin e karrierës së tij pas një periudhe të shkurtër me Istanbul Basaksehir, të cilit iu bashkua vetëm në korrik. Ozil ishte transferuar në Turqi me Fenerbahcen pak më shumë se dy vjet më parë pas ndërprerjes së kontratës së tij me Arsenalin.

    Me anë të një cicërime në Twitter, Ozil kishte konfirmuar vendimin  e tij, ndërsa i falënderoj të gjithë lojtarët që ka punuar dhe luajtur për me ta për shumë vite, përcjell FrontOnline.

    “Përshëndetje të gjithëve, Pas shqyrtimit të menduar, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist”.

    “Unë kam pasur privilegjin të jem një futbollist profesionist për gati 17 vjet dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë. Por, javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa dëmtime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha për largohen nga skena e madhe e futbollit”.

    “Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Dua të falënderoj klubet e mia – Schalke 04, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe trajnerët që më mbështetën, plus shokët e skuadrës që janë bërë miq”.

    “Falënderimet e veçanta duhet të shkojnë për anëtarët e familjes dhe miqtë e mi më të ngushtë. Ata kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që nga dita e parë dhe më kanë dhënë shumë dashuri dhe mbështetje, në kohët e mira dhe të këqija. Faleminderit të gjithë fansave të mi që më kanë treguar kaq shumë dashuri pa marrë parasysh rrethanat dhe pavarësisht se cilin klub përfaqësoja”.

    “Tani po pres me padurim gjithçka që kam përpara me gruan time të bukur, Amine, dhe dy vajzat e mia të bukura, Eda dhe Ela – por të jeni të sigurt që do të dëgjoni herë pas here nga unë në rrjetet sociale, kanalet mediatike. Shihemi së shpejti, Mesut!”, ka shkruar Ozil në Twitter./FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2024
    Manchester United ka vendosur që vetëm 10 lojtarë aktualisht në klub janë të pashitshëm përpara afatit kalimtar të verës. Ka qenë një...
    Sport27 Prill 2024
    Liria ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit...
    Sport27 Prill 2024
    Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin. Salah...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për libero ka rrëfyer për vitet e luftës në Kosovës. Ai ka treguar se...
    Lajme27 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të lartë PDK-së kanë qëndruar sot në Meje të...
    Sport27 Prill 2024
    Manchester United ka vendosur që vetëm 10 lojtarë aktualisht në klub janë të pashitshëm përpara afatit kalimtar të verës. Ka qenë një...
    Sport27 Prill 2024
    Liria ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj nuk qëndron shumë keq financiarisht. Ai i cili është udhëheqësi i administratës që mbledhë...
    Lajme27 Prill 2024
    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.