×
  • Lajme
  • Lajme

    Myftiu Tërnava uron muajin e Ramazanit

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar beismtarët e fesë islame me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

    Ai ka bërë thirrje për lutje, falje e respekt të ndërsjellë.

    Ky është urimi i plotë i tij:

    Të nderuar besimtarë,

    Vëllezër dhe motra,

    Të nderuar qytetarë të Kosovës!

    Sonte, fillimisht me faljen e namazit të taravive e nesër në agim me ngrënien e syfyrit, besimtarët myslimanë nisin muajin e agjërimit – Ramazanin. Andaj, kam kënaqësinë që sot në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet dhe urimet më të mira, me bindje e shpresë që muajin e bekuar Ramazan ta presim e ta përjetojmë në formën më të mirë.

    Të dashur besimtarë,

    Agjërimi është ibadet i veçantë, që realizohet në muajin e caktuar, me vakte, mision e synim të caktuar. Agjërimin, besimtarët e kryejnë me përkushtim e devocion për hir të Krijuesit dhe për të merituar mëshirën dhe begatitë e Tij. Përveç kësaj, agjërimi si asnjë ibadet tjetër shpërfaqë bindjen, dashurinë dhe sinqeritetin ndaj Krijuesit tonë – Zotit xh.sh..

    Muaji Ramazan është një ibadet që bëhet për dhe në emër të Zotit, dhe për besimtarët shënon edhe muajin e shtimit të ibadeteve, faljes së namazeve shtesë, bërjes më shumë lutje e dua, ndjesisë ndaj fëmijëve, skamnorëve, jetimëve dhe njerzëve në nevojë. Gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit, shtëpitë tona, rrugët e xhamitë tona gjallërohen e mbushen plot gëzim, rahmet e begati, sepse vetë agjërimi e bënë besimtarin më të qetë, e fisnikëron dhe e bënë më dorëlirë e më solidarë.

    Muaji Ramazan, si asnjë muaj tjetër na afron me familjen e farefisin rreth sofrës së iftarit – moment ky që është i veçantë e në të cilin ka shumë bereqete dhe shumë dashuri. Po ashtu, gjatë këtij muaji jemi më pranë dhe në mbështetje të njëri-tjetrit.

    Besimtarë të nderuar,

    Muaji Ramazan është i veçantë edhe për një arsye tjetër. Në këtë muaj, Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit a.s., ka filluar t’i zbresë Kurani fisnik, e përmes tij edhe besimtarëve dhe botës mbarë, prandaj muaji Ramazan njihet më të drejtë edhe si muaj i Kuranit fisnik dhe, duke medituar në mesazhet dhe porositë e tij, ne përfitojmë mirësi e sevape në këtë dhe botën tjetër. Për muajin e agjërimit, Allahu xh.sh., në Kuranin fisnik ka thënë: “Muaji Ramazan është muaji në të cilin zbriti Kurani, ai është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”

    Vëllezër dhe motra,

    Populli ynë ka një traditë disa shekullore të bashkëjetesës me mirësitë e muajit të bekuar Ramazan, të cilën e shprehin me agjërim, falje, lutje, respektim e vizita të ndërsjella me njëri-tjetrin, solidaritet, humanitet e bashkëndjesi.

    Agjërimi i muajit Ramazan besimtarin e afron me Krijuesin, e largon nga egoja, urrejtja e smira, e motivon për punë e vepra të mira e të hairit.

    Mësimet, vlerat dhe misioni i agjërimit janë më se të nevojshme për shoqërinë edhe ashtu të trazuar që po kalon ditë jo të mira, me luftëra e konflikte. Prandaj, në këtë natë të madhe, në vigjilje të fillimi të këtij muaji të madh, lusim Zotin xh.sh. që sa më parë të ndalen luftërat e konfliktet, dhe popujt të jetojnë të qetë në paqe e harmoni. Misioni i njeriut në këtë botë nuk është që të krijojë trazira, gjakderdhje, vuajtje e shkatërrime, por të jetojë me dinjitet, ashtu siç na ka udhëzuar Krijuesi i gjithësisë.

    Duke ju uruar të gjithëve mbarësi e shëndet, ju dëshiroj që muajin e madhëruar Ramazan ta përjetojmë me të gjitha mirësitë e begatitë e tij!

    E lus të Madhin Zot që të na lehtësojë agjërimin dhe të na fisnikërojë me moralin dhe etikën e Ramazanit.

    Urime të gjithëve muaji Ramazan!

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.