×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka nënkuptohet me termin vetmenaxhim? Flasin juristët

    Fatlum Berisha
    21 Mars 2023

    Për kryeqeveritarin kosovar, vetmenaxhimi është thjesht formulim i saktë i konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës.

    Më ndryshe se Albin Kurti – termin që përmendet në nenin 7 të ujdisë evropiane, e sheh emisari i BE-së për Ballkanin, Miroslav Lajçak.

    Sipas tij vetmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit.

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se me vetmenaxhim nënkuptohen edhe kompetencat ekzekutive, por në aspektin teknik, çka dallon nga termi vetqeverisje që nënkupton autonomi më të madhe.

    “Nënkupton që duhet të bëhen projekte për ekonomi, ambient, shkollim, shëndetësi. Pra për aspektin teknik. Vetqeverisja lokale nënkupton politikë me mekanizmat politikë, organet e Asociacionit, kryetarin, bordin, këshillin ekzekutiv, nuk nënkupton pavërësi të madhe. Menaxhim me resurse të veta në aspektin teknik”, vlerësoi Kryeziu.

    Këto të drejtat komunat me shumicë serbe aktualisht i kanë, por jo si Asociacion.

    Juristi Asdren Bytyçi ka kërkuar sqarim nga Qeveria për termin, meqë si i tillë siç është përdor sjell dilema.

    “Në kuptimin e drejtpërdrejtë juridik, vetmenaxhimi dallon me termin “vetëqeverisje”, e cila nënkupton një shkallë më të lartë të autonomisë funksionale. Nëse nuk definohet qartë ky term juridik, atëherë do të lihet hapësirë për interpretime të ndryshme juridike dhe politike të palëve, përtej kuptimit të saj më të mundshëm juridik, si përfshirje e kuadrit të kompetencave “vetë menaxhuese” apo vetë administruese që rrjedhin me Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit”, u shpreh Bytyçi.

    Zbatimi i nenit 7 të marrëveshjes, referencë për Asociacionin, fillon brenda 30 ditëve nga një komitet mbikëqyrës i përbashkët i kryesuar nga BE-ja.

    Instituti për lidership Civil me seli në Shkup ka përmendur implikimet e zbatimit të kësaj pike.

    “Self-Management” e që nënkupton: aftësinë e një personi ose grupi, për të ushtruar të gjitha funksionet e nevojshme rregulluese për vetëqeverisje, vetadministrim ose vetkontroll, pa ndërhyrje nga një autoritet tjetër i brendshëm ose i jashtëm”, thuhet aty.

    Sipas Institutit, ka të bëjë me tri lloje të autonomive, atë Politike, Juridike dhe Religjioze për serbët.

    “Serbët e Kosovës, të cilët në rastin më të mirë, menaxhohen nga Beogradi politik dhe në rastin më të keq, nga strukturat e tij kriminale, do të duhej të vetëdeklaroheshin se kanë mjaft të drejta dhe e gjitha çka është e nevojshme nga ta, është të dinë t’i materializojnë ato”.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.