×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni tregon tri raste që sipas tij ka keqpërdorime dhe keqmenaxhim të pasurisë publike

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, të martën e 21 marsit.

    Në këtë konferencë për media Hyseni ka paraqitur tri raste që sipas tij janë bërë keqpërdorime dhe keqmenaxhime të pasurisë publike.

    Ai tha se nuk janë marrë me të kaluarën, ‘por as nuk e kanë harruar atë’.

    Për rastin e parë, Hyseni ka dekaruar se ka të bëjë me diferencën mes faturave të paraqitura dhe gjendjes faktike të inventarit në QKMF, ndërkaq për dy rastet tjera theksoi se kanë të bëjnë me shpronësimet.

    “Rasti i parë ka të bëjë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së është edhe nisma e keqpërdorimeve brenda këtij institucioni. Përveç fazës së ndërtimit, lidhjes së kontratave edhe kundërligjshëm edhe me përmbajtje që dëmtojnë buxhetin e komunës edhe ashtu të varfër, keqpërdorime janë bërë edhe në fazën e blerjes së inventarit dhe furnizimit të objektit të ri”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

    “Rasti i dytë: Është shkelje e keqpërdorim në vlera milionëshe. Kemi të bëjmë me shpronësimin e tokave nga komuna e Gjilanit dhe organi shpronësues, që në këtë rast është Kryetari i Komunës. Nga 26 milionë euro që është vlera totale e borxheve të trashëguara, vetëm në shpronësim, i kemi gjithsej 11 milionë euro. Ndërkohë që kjo vlerë, çdo ditë është në rritje sepse kemi raste që po paraqiten tek ne edhe tani”, ka vijuar Hyseni.

    Derisa duke folur për rastin e tretë, Hyseni ka thënë se “në vitet 2017, 2019, 2020 dhe 2021 vlera totale e vendimeve për shpronësim është 11,838,296.50 euro, ndërsa planifikimi nga qeverisja e asaj kohe, për shpronësim, ka qenë vetëm 3,998,673.57 euro. Pra, diferenca mes vendimeve për shpronësim dhe planifikimit buxhetor për shpronësim është 7,238,472.08 euro”.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se me kauza të ndryshme, deputetët e pozitës po i mbrojnë aferat korruptive....
    Kronika06 Maj 2024
    Një burrë në Prishtinë ka raportuar se ish-bashkëshortja e tij e ka kanosur përmes telefonit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Heroi kombëtar Gjergj Kastriot, Skënderbeu u lind më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon...
    Të tjera
    Kronika06 Maj 2024
    4 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë....
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Real Madridit e Bayern Munich. Takimi i parë i zhvilluar në gjermani u mbyll...
    Vip06 Maj 2024
    Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon. Kjo...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person në Leposaviq ka raportuar se dikush ka tentuar t’ia djegë veturën. Rasti po hetohet. “ZJARRVËNJE- Leposaviq 05.05.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar,...
    Kronika06 Maj 2024
    Një taksisti në Prishtinë të dielën përveç që nuk i është kryer pagesa për shërbimet e taksit edhe i është vjedhur një...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person e ka sulmuar fizikisht një punëtor të një kafiteri në Dardani të Prishtinës. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “SULM-...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.