×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Serbia do të punojë në zbatimin e gjithçkaje që ka thënë dhe nuk bëhet fjalë për njohjen e Kosovës

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar dhe se në Ohër e ka përsëritur atë që ka thënë edhe në Kuvend edhe në Bruksel. Siç ka theksuar ai, Serbia asnjëherë nuk ka përdorur asnjë truk dhe do të punojë në zbatimin e gjithçkaje që ka thënë.

    Vuçiq thotë se diçka do të jetë ligjërisht e detyrueshme për Serbinë vetëm kur diçka të nënshkruhet dhe se askush tjetër nuk mund të prodhojë pasoja juridike për Serbinë përveç presidentit të saj.

    “Serbia nuk ka përdorur kurrë ndonjë truk, ndryshe nga të tjerët. Atë që kam thënë në Parlament, në Bruksel, në Ohër, në Beograd, e përsëris çdo ditë dhe qëndrimi im nuk ka ndryshuar as edhe një pikë. Është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë kur unë vendos një nënshkrim ose vulë në diçka ose kur jam dakord verbalisht ose gojarisht me të. “Askush tjetër nuk mund të prodhojë pasoja juridike për Republikën e Serbisë, përveç presidentit të saj dhe në disa raste kryeministrit apo ministrit të punëve të jashtme”, tha Vuçiq.

    Ai shtoi se Serbia do të përmbushë dhe do të punojë në zbatimin e gjithçkaje që ka thënë, përkundër faktit se nuk mendon se Kosova do ta përmbushë atë që është obligimi i saj i vetëm, formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    “Gjithçka kemi thënë se do ta zbatojmë, do ta bëjmë. Nuk bëhet fjalë për anëtarësim në OKB dhe as për njohje, ndërsa pjesën tjetër sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, Serbia është e gatshme ta përmbushë. Serbia e ka fjalën e saj dhe kjo do të thotë diçka. Sigurisht që nuk e kam të lehtë të duroj djemtë më të papërgjegjshëm të vendit tonë, më të paaftët, që na kanë shkatërruar vendin, por do ta lë për një herë tjetër. Ata do të marrin përgjigjen e duhur politike”, tha Vuçiq./FrontOnline/

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.