×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Arbëri/ Gjykata liron njërin, tjetrit i cakton 30 ditë paraburgim

    Fatlum Berisha
    21 Mars 2023

    Mustafë Mustafës nuk i është caktuar masa e paraburgimit. Ndërsa, vëllai i tij, Avni Mustafa do të kalojë 30 ditë në paraburgim.

    Kështu vendosi të martën Gjykata Themelore në Prishtinë për sa i përket kërkesës së Prokurorit të Shtetit për dy të dyshuarit për vrasjen e rëndë që ndodhi më 18 mars në Arbëri, ku humbi jetën një 65 vjeçar.

    Në aktvendimin, që ka siguruar Front Online, thuhet se për Mustafë Mustafën nuk është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale ashtu siç pretendon prokuroria vrasje e rëndë.

    Avokati i Mustafës, Skender Musa e ka konfirmuar po ashtu lajmin.

    “Pra gjatë shikimit të provave dhe video-inçzimeve është vërtetuar se Mustafë Mustafa mund të trajtohet si palë e dëmtuar, por asnjë mënyrë si palë e dyshimtë për kryerjen e veprës penale. Nuk ka pasë armë të ftohtë apo të nxehtë. Vetëm ka vepruar në mbrojtje të jetës së tij dhe vëllaut të tij. Të gjitha këto i ka bërë me duar, për çka edhe ka pësuar dëmtime. Ka plagë mbi veshkë”, theksoi Musa.

    Ndërkaq, për të dyshuarin Avni Mustafën, avokati Musa tha gjykata tha se ia ka caktuar masën e paraburgimit edhe pse sipas tij, i njëjti nga shkresat e lëndës kuptohet se ka vepruar në mbrojte të nevojshme.

    Policia e Kosovës kishte njoftuar se të shtunën në Arbëri të kryeqytetit, saktësisht në një hotel pati të shtëna me armë zjarri.

    Policia ka thënë se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor dhe aty bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë e se vdekjen e tij është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor.

    Dy të plagosurit me thikë, që ishin edhe të dyshuar për vrasjen, u trajtuan në spital.

    Janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tyre është stabile, njoftuan Emergjenca më 18 mars.

    Front Online do të sjell tek ju edhe detaje tjera rreth motivit që çoi deri tek rasti tragjik.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.