×
  • Sport
  • Sport

    Kozniku me mesazh prekës për ish-trajnerin e tij: Shefi im, faleminderit për gjithçka

    FrontOnline
    08 Shkurt 2023

    Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur nga Kroacia, Miroslav Çiro Blazeviq ka ndërruar jetë, shkruan FrontOnline.

    Bleziviq e kishte drejtuar edhe klubin më të madh në Kosovë, Prishtinën në vitin 1986, në periudhën kur bardhekaltërit luanin në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.

    Ish-trajneri kroat ka qenë duke vuajtur nga sëmundja e kancerit që disa vite.

    Për herë të parë, ai ishte diagnostifikuar me kancer në vitin 2011, derisa e mundi dy herë, por që në herën e tretë, ai nuk ia doli.

    Ardian Kozniku e ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e legjendës kroate, Ciro Blazeviq.

    Ish-futbollisti i njohur kosovar kishte punuar me selektorin e dikurshëm të Kroacisë, me të cilin e kishin fituar medaljen e bronztë në Botërorin 1998.
    Kozniku ka kujtime shumë të mira me Blazevicin, i cili ndërroi jetë sot në mëngjes, një ditë pa i mbushur 88 vjet.

    Trajneri nga Kosova e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka kujtuar ish-trajnerin legjendar të Prishtinës.

    “Shefi im, faleminderit për gjithçka. Pusho në paqen e Zotit”, ka shkruar Kozniku./FrontOnline/

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Sport02 Maj 2024
    Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online sot për Kampionatin Evropian të futbollit. Por, uebfaqja e Euro 2024...
    Sport02 Maj 2024
    Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendimet...
    Sport02 Maj 2024
    Skuadra e Bayern Munich në fund të këtij sezoni do të mbetët pa trajner, pasi Thomas Tuchel ka vendosur të largohet për...
    Të tjera
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se raporti i fundit i Departmanetit Amerikan të Shtetit, e ka rrënuar propagandën nga shumica...
    Vip02 Maj 2024
    Këngëtarja Melinda Ademi është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndanë momente të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot po debatojmë për një raport të rregullt të Departamentit Amerikan...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, në seancën plenare ku është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit...
    Lajme02 Maj 2024
    Tom Dodaj i arrestuar për shitjen e armës tek Granit Palva, dorasi i vrasjes së Liridona Ademajt do të mbrohet në liri....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.